Nagavci: Pagesat e ekzekutuara janë paradhënie për orët që do të mbahen në vijim - NACIONALE

Nagavci: Pagesat e ekzekutuara janë paradhënie për orët që do të mbahen në vijim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pagat që u janë ekzekutuar sot mësimdhënësve janë paradhënie për muajin shtator.

“Ministria e Financave sot e ka bërë ekzekutimin e pagave të punëtorëve të arsimit që është një paradhënie për orët që do të mbahen sipas Kalendarit të ri. Andaj presim bashkëpunimin e të gjithëve në zbatimin e tij.MASHTI, komunat, institucionet edukativo arsimore, prindërit dhe gjithë palët tjera duhet të bashkëpunojnë afër e pa u ndalur për të avancuar rezultatet në arsim.” – tha Nagavci.

Nagavci tha se me këtë veprim, Qeveria dëshmoi se është pranë mësimdhënësve duke u siguruar që të mundësohet ekzekutimi në paradhënie i pagave për muajin shtator.

Ministrja ka thënë se humbjet janë të konsiderueshme si pasojë e grevës më shumë se njëmujore, me një humbje totale prej 12% të mësimit.

Postimi:

Lajme të ngjashme