Nagavci: Kërcënimet e SBASHK-ut për grëvë, s’kanë arsyetim dhe duhet ndalur
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shkruar një status relativisht të gjatë në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Duke folur për hapat që ka ndërmarrë Ministria e saj, Nagavci ka thënë se nuk ka asnjë arsyetim për grevën e paralajmëruar të SBASHK-ut.
“Paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim! Ky cikël i përsëritshëm i kërcënimeve nuk mund të vazhdoj më. SBASHK gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron!”, shkroi ajo.