Nagavci i kërkon Osmanit që "së paku" të falënderojë publikisht VV-në
Arbërie Nagavci, kryedeputetja e Vetëvendosjes i ka kërkuar Vjosa Osmanit, Presidentes së Kosovës, që së paku të falënderojë publikisht partinë Vetëvendosje për bashkëpunimin pesëvjeçar.
Kjo në dritën e plasaritjes së marrëdhënieve Osmani – Kurti , kur ky i fundit i refuzoi mbështetjen për një term të dytë presidencial; por që Vetëvendosjaj e jep si "nuk ishin 80 vota."
“Gjatë kësaj kohe është diskutuar shumë për zonjën Osmani, ne ja kemi bërë me dije se nuk janë 80 deputetë të qëndrojnë në sallë, që nuk e mbështesin edhe për një mandat. Kemi pasur deklarata publike, ka edhe deputetë të LDK që nuk e mbështesin, ajo nuk i ka votat për t’u rizgjedhur. Duhen firmat, PDK e ka bërë të qartë që nuk e mbështet, edhe brenda LDK nuk kanë qenë të gjitha nënshkrimet. Ne e kemi bërë të qartë që nuk kemi pasur hatërmbetje as më herët, përkundër që ne kemi pasur një pesë vjeçar të bashkëpunimit në pozitat institucionale, kemi pasur një raport shumë korrekt profesional, dhe zonja Osmani, unë besoj që më e pakta që duhet të bëjë, dhe do ta bëjë, besoj, është që të shprehë edhe publikisht falënderimet që ka pasur në mënyrë joformale ose jo publike për bashkëpunimin që kemi pasur’’, ka thënë ajo për Euronews Albania.