Konspiracioni i Nagavcit, e lidhë grevën e sindikatave me bisedimet Kurti – Vuçiq në Bruksel - NACIONALE

Konspiracioni i Nagavcit, e lidhë grevën e sindikatave me bisedimet Kurti – Vuçiq në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci, mbrëmë në telivizionin publik të Kosovës, ka dhënë një intervistë mjaft të çuditshme.

Ajo nuk hezitoi ta ndërlidhë grevën e sindikatave, me bisedimet e kryeministrit Kurti me presidentin serb Vuçiq.

Sipas Nagavcit, shpallja e grevës ndodhi pikërisht në kohën kur Kurti po bisedonte me Vuçiqin, e që sipas saj atij i duhej mbështetje nga të gjithë, për të treguar se jemi unikë.

Siç ju kujtohet të gjithëve, greva nga ana e BSPK-së u shpall në ditën kur kryeministri Kurti ishte në Bruksel dhe po dialogonte me presidentin Vuçiq, pra në kohën kur më shumë se asnjëherë, kryeministrit të Republikës së Kosovës i nevojitej një garanci në mënyrë që të përcillte mesazhin e duhur që qytetarët e Kosovës janë unikë e të barabartë dhe në mbështetje të Qeverisë sa i përket temave të rëndësishme”, ka thënë Nagavci.

Lajme të ngjashme