Nagavaci publikon letrat e shkëmbyera me Avokatin e Popullit, fton mësimdhënësit t’u kthehen shkollave - NACIONALE

Nagavaci publikon letrat e shkëmbyera me Avokatin e Popullit, fton mësimdhënësit t’u kthehen shkollave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar shkresat e shkëmbyera me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj.

Nagavaci shkruan se ministria që ajo drejton ka pranuar një letër nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe ka pritur, siç shkruan ajo, gatishmëri nga SBAShK-u që të filloj mësimi, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, teksa Nagavci thotë se SBAShK-u e ka shëndërruar grevën në “objektiv në vetë”, duke thënë se greva e ka humbur kuptimin.

“Fatkeqësisht, Sindikata e Arsimit përveçse po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit. SBASHKU tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete. Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave’, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme