Nafta në Gjilan më lirë, Berjani: Diçka s’është në rregull, të hetohet - NACIONALE

Nafta në Gjilan më lirë, Berjani: Diçka s’është në rregull, të hetohet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, duke folur për çmimin më të lirë të naftës në Gjilan, ka kërkuar hetime nga ana e Prokurorisë.

Këto deklarata, ai i ka bërë në Klan Kosova, ku citohet të ketë thënë se kjo po dëmton importuesit e tjerë.

“Ato tri kompani i bëjnë së bashku qarkullim 100 mijë euro, këto kompanitë e tjera shembull po e bëj, nuk i bëjnë qarkullim as 200-300 euro. Me këtë qarkullim këto kompani nuk mund të paguajnë as punëtorin e asgjë.” – ka thënë ai.

Sipas tij, diçka nuk është në rregull në këtë situatë.

“Këtu diçka nuk është në rregull. Tregu është i prishur sepse 33 kompani të naftës që janë në Gjilan, mund të them lirisht se janë afër falimentimit. Nuk kanë qarkullim.” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme