Nacionale fiton betejën me BQK-në – Agjencia për Informim e obligon të japë përgjigje për rritjen e kompensimit
Më 16 gusht të këtij viti, gazeta Nacionale raportoi për një vendim të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Anëtarët e këtij bordi të emëruar së fundmi nga Vetëvendosje në Kuvend, kishin votuar pro që t’ia rrisnin vetes kompensimin. Krejt kjo në kuadër të Komitetit të Auditmit, ku dihej paraprakisht se aty anëtarë janë vetë përfaqësuesit e Bordit.
Nacionale kishe publikuar dokumente që dëshmonin se në vitin 2011 paga e anëtarëve të këtij Komiteti ishte 500 euro bruto. Anëtarët e Bordit unanimisht votuan që paga të bëhej me vendimin e ri 750 euro.
Gazeta i ishte drejtuar me kërkesë për Qasje në Dokumente Publike institucionit pra BQK-së, duke kërkuar Procesverbalin e mbledhjes ku u mor ky vendim, dhe gjithashtu edhe disa sqarime nëse në këtë vendim kishte konflikt interesi. Kjo pasi anëtarët e Bordit Bashkim Nurboja e Nora Latifi-Jashari, paraprakisht e dinin se së paku njëri prej tyre do të bëhej pjesë e Komitetit të Auditimit.
Banka Qendrore e Kosovës refuzoi kërkesën e gazetës Nacionale me arsyetimin se informacionet e kërkuara mbrohen me Ligj. Nacionale iu drejtua Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Kjo e fundit pas komunikimeve me BQK-në e ka obliguar këtë të fundit, t’ia ofroj gazetës informacionet e kërkuara.
Nacionale dje ka marrë procesverbalin e kërkuar dhe përgjigjet gjithashtu, dhe sot gjatë ditës do të sjell një shkrim tjetër të detajizuar.