Myftiu Tërnava mbikëqyr punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë: "Çdo gjë është duke ecur sipas planit" - NACIONALE

Myftiu Tërnava mbikëqyr punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë: "Çdo gjë është duke ecur sipas planit"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhamia Qendrore në Prishtinë tani po ndërtohet nën mbikëqyrjen e Myftiu Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Një njoftim i BIK-ut në rrjetin social Facebook bën të ditur se myftiu Tërnava është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e punimeve të ndërtimit të Xhamisë Qendrore, duke thënë se çdo gjë është duke ecur sipas planit dhe dinamikës së parashikuar.

“Myftiu Tërnava mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Me këtë rast, Myftiu Tërnava u nda u kënaqur që ecurinë e punëve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore dhe se çdo gjë është duke ecur sipas planit dhe dinamikës së paraparë. Me këtë rast zyrtarët nga kompania ndërtuese “Kumash” falenderuan Myftiun Tërnava për interesimin e vazhdueshëm për realizimin e projektot të ndërtimit të xhamisë duke e njoftuar atë se punët po ecin mirë e mbarë deri më tani.” – shkroi BIK-u në Facebook.

Lajme të ngjashme