Myftiu i BIK-ut kërkon nga Greqia njohjen e Kosovës
Naim Tërnava, i cili është në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Greqia.
Këtë kërkesë Tërnava e bëri gjatë takimit me udhëheqësen e zyrës ndërlidhëse të Athinës në Kosovës.
“Myftiu Tërnava kërkoi nga ambasadorja Vakali një angazhim më permanent për njohjen sa më parë të pavarësisë së Kosovës nga shteti i Greqisë” thuhet në njoftimin e BIK-ut.