Mustafi: Shqiptarët e Luginës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi - NACIONALE

Mustafi: Shqiptarët e Luginës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka kritikuar paralajmërimin e presidenti serb Aleksander Vuçiq për shërbim ushtarak të detyrueshëm.

Ai ka bërë me dije se në vend që të kultivojë fqinjësi të mirë, presidenti serb po ndërmerr veprime luftënxitëse.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafi ka shkruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi.

“Në vend të paqes e drejtësisë, paralajmëron rikthimin e sherbimit ushtarak të detyrueshëm pushteti i Vuçiqit. Në vend që të kultivojë fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal, ndërmerr veprime luftënxitëse. Në vend të demokracisë dhe bashkepunimit, kërcënon dhe cënon sigurinë gjithandej rajonit. Shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta refuzojnë detyrimin ushtark në Serbi, si kundërpërgjigje ndaj mendësisë e të rikthyerit në të kaluarën e përgjakshme”, ka shkruar Mustafi.

Lajme të ngjashme