Mustafa: Viti 2023 parashihet të jetë sfidues për Kosovën - NACIONALE

Mustafa: Viti 2023 parashihet të jetë sfidues për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se viti i ardhshëm pritet që të jetë sfidues për Kosovën në aspektin ekonomik.

Kjo pasiqë sipas tij, vlerësimet e këtij muaji nga FMN-ja tregojnë se Kosova do të përmbyllë këtë vit me rritje ekonomike prej vetëm 2.7%.

Me anë të një postimi në Facebook ai ka thënë se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtarë vitin e kaluar Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 9.5 për qind, ndërkohë që Sipas Bankës Botërore kjo rritje ishte 9.1 për qind.

Sipas tij, kjo rritje erdhi si rezultat i rritjes së prodhimit, fuqizimit të konsumit dhe rritjes së eksportit, pasi që në vitin 2020, si pasojë e pandemisë kishin stagnuar të gjitha aktivitetet ekonomike dhe përfunduam me rritje negative ekonomike prej -5.5%.

Në këtë aspekt krahasimet me vitin 2020 janë të natyrës formale, prandaj edhe nuk janë tregues i qëndrueshëm. Nga tregjet dhe ekonomitë në zhvillim në Evropë vitin e kaluar, Mali i Zi kishte rritjen më të madhe ekonomike prej 13% (sipas FMN-së) përkatësisht 12.4% (sipas BB) pasuar nga Kroacia prej 10.2%. Por sikurse Mali i Zi ashtu edhe Kroacia kishin pësuar rënie të madhe ekonomike në kohë të pandemisë (2020)”, ka shkruar Mustafa në facebook.

Lajme të ngjashme