Mustafa: Vendimi për themelimin e Asociacionit është marrë në vitin 2013 me marrëveshjen e parë
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se vendimi për themelimin e Asociacionit është marrë në vitin 2013, me marrëveshjen e parë.
Mustafa gjatë një interviste ka treguar se dokumenti i ri i vitit 2015 ka derivu nga ligjet për ratifikimin e marrëveshjes së parë.
“Gjashtë pikat e marrëveshjes së parë, i përkushtohen themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Dokumenti i ri në 2015, ka derivu nga ligji për ratifikimin e marrëveshjes së parë. Me ligj, Qeveria ka qenë e obliguar që të punojë për gjetjen e zgjidhjes për Asociacionin. Nuk ka qenë dokument i vetaplikueshëm, sepse është dashtë që më pas me u shndërruar në statut, dhe më pas, me u themelu Asociacioni”, ka thënë Mustafa.
Ai tutje ka përmendur edhe Gjyaktën Kushtetuese, ku ka thënë se çdo ndryshim që bëhet duhet ta kalojë filtrin e Kushtetueses.
“Qoftë me thirrjen për Zajednicën, qoftë me dhunën, ka qenë më shumë një veprim politik, se sa racional. Sepse ajo që qëndron aty, dekreti i Qeverisë, i dorëzohet Gjykatës, dhe çdo ndryshim që bëhet duhet ta kalojë filtrin e Kushtetueses. Me vërejtje të Kushtetuese, asgjë ekzekutive dhe asnjë pushtet i tretë nuk mund të krijohet. Me vërejtje apo pa vërejtje, sepse vetë ne kemi thënë që statute i shkon Kushtetueses, ne i kemi pas siguru të gjitha kushtet që asgjë nga ajo mos të jetë jashtë kushtetutës”, ka thënë Mustafa në emisionin “Prizma” në T7.