Mustafa uron në mënyrë interesante përvjetorin e LDK-së, i përmend Rugovën e UÇK-në
Isa Mustafa, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka uruar 34 vjetorin e themelimit të LDK-së.
Sipas Mustafës, sot Kosova shënon përvjetorin e demorkracisë. Në shkrimin e tij, Mustafa ka përmendur Ibrahim Rugovën, ish-kryetar i LDK-së, dhe UÇK-në.
“Urimet partiake u takojnë themeluesëve, si dhe të gjithë veprimtarëve dhe qytetarëve që i besuan LDK-së. Por janë edhe për të gjithë ata që e gëzojnë sot Demokracinë, Lirinë dhe Pavarësinë, të ideuara me programin politik të LDK-së e të fituara së bashku me UÇK-në dhe aleancën perëndimore.” – shkroi ai.