Mustafa: Qeveria e Kosovës e vetmja në Evropës që s`mori masa për krizën energjetike - NACIONALE

Mustafa: Qeveria e Kosovës e vetmja në Evropës që s`mori masa për krizën energjetike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka kundërshtuar propozimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se vetëm Qeveria e Kosovës është e vetmja qeveri në Evropë që nuk ka marrë asnjë masë në lehtësimin e krizën energjetike për qytetarët.

Secila qeveri ka ndërmarr masa në Evropë për të zbutur këtë krizë për qytetarët e saj, me përjashtim një qeverie në të gjithë kontinentin Evropian, Qeveria e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se qeveria ka injorua çdo propozim dhe kërkesë te ekspertëve dhe të opozitës për këtë çështje.

Lajme të ngjashme