Mustafa për gjykimin në Speciale: Proces shumë i rëndë – nuk e ka paramenduar askush
Pas më shumë se pesë vitesh paraburgim, procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit po shkon drejt epilogut. Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar periudhën nga 9 deri më 18 shkurt për dëgjimin e deklaratave përmbyllëse, duke shënuar kështu një moment vendimtar në këtë maratonë gjyqësore.
Në prag të kësaj faze finale, ish-kryeministri Isa Mustafa — nën drejtimin e të cilit Kuvendi i Kosovës votoi themelimin e Gjykatës Speciale më 3 gusht 2015 — ka fokur lidhur me pritshmëritë e atëhershme dhe realitetin e sotëm.
Në një prononcim për Klan Kosova, Mustafa e cilësoi procesin si "shumë të rëndë" dhe përtej çdo parashikimi që politika kosovare kishte bërë në atë kohë.
“Është një proces shumë i rëndë, procesi është i tillë që nuk e ka paramenduar askush sepse unë kam qenë kryeministër i Kosovës kur është vendosur mbi ndryshimet kushtetuese për themelimin e Dhomave të Veçanta dhe kur i është dhënë përkrahje kësaj gjykate. Marrë parasysh se neve na është bërë e qartë se nëse nuk e bën Kosova këtë gjykatë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, deklaroi ai.