Mustafa për fjalimin e Ramës: Ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën - NACIONALE

Mustafa për fjalimin e Ramës: Ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thurur lavde për fjalimin e Kryemistrit të Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Mustafa, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se kryeministri shqiptar sot ishte zëdhënës i i të vërtetës së Kosovës.

“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, Rama meriton falenderim edhe nga ata që nuk e duan.

Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, thotë ish-kreu i LDK-së.

Lajme të ngjashme