Mustafa kritikon Qeverinë Kurti: Të barabartë në varfëri është qëllimi i tyre - NACIONALE

Mustafa kritikon Qeverinë Kurti: Të barabartë në varfëri është qëllimi i tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka reaguar pas mbledhjes se sotme të Qeverisë duke i kritikuar për pretendimet për rritje ekonomike.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se pak ditë më parë Banka Botërore ka deklaruar se parashikonin një rritje reale të ekonomisë kosovare për vetëm 3,1 për qind për këtë vit.

Ndërkohë ai tutje tha se edhe sot, Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka kumtuar lajmin edhe më të keq, rritja reale pritet të jetë vetëm 2.7 për qind

“Sa e ultë do të jetë rritja reale e ekonomisë deri në fund të vitit? Varet edhe sa dëme e keqmenaxhime tjera do ja bëjë Qeveria ekonomisë këta dy muaj e gjysmë”, ka shkruar Mustafa.

Ai gjithashtu tha se “Zhvillimi i pashembullt ekonomik” nuk po mund të dalë nga letrat propaganduese të Qeverisë e të takojë realitetin e xhepit të qytetarëve.

“Në realitetin e ftohtë të përditshëm ku takohet kuleta e qytetarit me çmimet gjithnjë në rritje të bukës, vajit, miellit, vezëve, derivateve, energjisë elektrike dhe çdo gjëje tjetër, dëmet e dështimit të pashembullt ekonomik janë të thella”, ka shkruar Musatafa.

Ai duke e kritikuar Qeverinë Kurti ka thënë se qëllimi i tyre është të barabartë në varfëri.

Lajme të ngjashme