Mustafa i shpreh ngushëllime Hashim Thaçit për babanë: “Betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda”
Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar ngushëllime për vdekjen e babit të Presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.
Mustafa shkroi se “për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda”.
Postimi i plotë:
Ngushëllimet më të thella Presidentit Hashim Thaçi si dhe familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të babait dhe familjarit Haxhi Thaçi.
Për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda.
Isa Mustafa