Mustafa i PDK-së, Muratit: Ministër, leje propagandën e filloje punën! - NACIONALE

Mustafa i PDK-së, Muratit: Ministër, leje propagandën e filloje punën!

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Koordinatori për financa në PDK, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Murati, i cili i ka kujtuar edhe një herë disa nga ligjet që sipas tij po bllokohen në Gjykatën Kushtetuese me iniciativë të opozitës.

Për secilin nga ligjet e përmendura nga Murati, të cilat janë në sirtarin e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendit, Mustafa i PDK-së ka dhënë nga një argument.

Gjithashtu, rritje ekonomike prej vetëm 2% - më të ultën në dhjetë vite, rënia e eksporteve me mbi 10%, rënia e investimeve private me rreth 6% dhe mungesa e çfarëdo plani për dalje nga kjo zymtësi që e ka kapluar ekonominë dhe vendin në përgjithësi, janë shqetësimet që duhet të ketë ministri Murati, sipas koordinatorit për Financa të PDK-së.

Lajme të ngjashme