Mustafa i LDK-së: LDK-ja ka program të detajuar për nxjerrjen e vendit nga kriza energjetike.
Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka bërë me dije se kjo partia ka vizion të qartë për Kosovën.
Në seancën jashtëzakonshme parlamentare, ku po diskutohet propozim-rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët, ai ka thënë se LDK-ja ka program të detajuar për nxjerrjen e vendit nga kjo krizë energjetike.
“LDK ka një vizion të qartë për Kosovën dhe një program të detajuar për nxjerrjen e vendit nga kjo krizë energjetike. Ne do të ndërtojmë centralin me gaz amerikan me kapacitete prej 500 megavateve. Do të bëjmë gazifikimin e Kosovës me burim po asht gazin amerikan nga Greqia, duke kaluar përmes Shkupit drejt Hanit të Elezit e deri ne Mitrovicë”, ka thënë ai.