Mustafa i drejtohet Muratit në Kuvend: As matematikë të klasës së tretë s’je ka din - NACIONALE

Mustafa i drejtohet Muratit në Kuvend: As matematikë të klasës së tretë s’je ka din

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Polemikat në mes deputetëve të opozitës e pozitës kanë vazhduar.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, e ka kritikuar ministrin e Financave, pasi që sipas tij nuk është duke e ditur matematikën bazike të klasës së tretë.

“Ministër i Financave, magjistër i Ekonomisë, mos me dit matematikë të klasës së tretë se si llogaritet marzha gros e fitimit. The shitet 2.65, koston e ka 1.45 dhe the se margjina gros është 90 për qind. As matematikë të klasës së tretë s’je ka din”, tha Mustafa.

Ai po ashtu shtoj se nuk e merr seriozisht Muratin, përderisa nuk publikohet lista se kush janë top 50 përfituesit e subvencioneve të energjisë.

Sipas deputetit Mustafa, sa i përket vendosjes se çmimeve tavan për produktet bazike duhet dhënë llogari pozita.

‘’Nafta, sheqeri janë shtrenjtuar që prej kur keni ardhe ju (VV-ja), në pushtët’’, tha Mustafa.

Lajme të ngjashme