Mustafa e quan çmenduri thirrjen e VV-së për bojkot të produkteve të Devollit - NACIONALE

Mustafa e quan çmenduri thirrjen e VV-së për bojkot të produkteve të Devollit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, e quan çmenduri thirrjen e Lëvizjes Vetëvendosje për bojkot të produkteve të kompanisë kosovare Devolli.

Ai shkruan:

“Lëvizja Vetëvendosje paska bë thirrje që të bojkotohen produktet e kompanisë kosovare Devolli!

Po po, kanë bë thirrje të bojkotohen produktet e kompanisë që punëson mijëra punëtorë e mbanë gjallë mijëra familje kosovare, si dhe mbushë buxhetin e shtetit tonë me tatime!

Kjo është çmenduri!

Kjo mendësi jo vetëm që është antizhvillimore, por edhe e rrezikshme për perspektivën demokratike të Kosovës”

Lajme të ngjashme