Mustafa: Diskutimet tona të brendshme shpërfashin demokracinë tonë - NACIONALE

Mustafa: Diskutimet tona të brendshme shpërfashin demokracinë tonë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se partia e tij mbetet e përkushtuar ndaj qëndrimeve dhe elektoratit të saj, duke mos u bërë pjesë e kalkulimeve politike që zhvillohen jashtë saj.

Në një reagim në Facebook, Mustafa ka theksuar se LDK nuk është e interesuar të përshtatet sipas dëshirave të të tjerve, por mbetet e vendosur në rrugën e saj politike

Postimi:

Kur LDK flet vet për qëndrimet e veprimet e saj, ata i mbyllin vesht. S’duan të dëgjojnë. Ata duan një LDK që i shkon përshtati kujtdo veq vet LDK-së jo. Ata duan të diskutojnë “a po i shkon LDK-ja PDK-së apo VV-së” por assesi s’duan të dëgjojnë që LDK po i qëndron vetes, votuesve të saj, e s’po i shkon bash hiq kërkujt.

Le të bëjnë degët moderne të LPK-së së vjetër kalkulime e matematika nëpër podrumet e tyre të errëta. Le të vizatojnë vija e ndajnë pitet e kaçikat imagjinar. Por, po bëjnë “pazar” pa hangjiun. LDK s’është pjesë e tavolinës së mykur të tyre. As si e ulur në atë tavolinë e as si copë për t’u ndarë. E di, kju ju dhemb qe 35 vjet. Edhe 35 tjera do ju dhemb.

Kujdes me stresin, është i dëmshëm për zemrat e podrumeve.

LDK e ka përqafuar e para demokracinë në gjithë Ballkanin. Diskutimet tona të brendshme shpërfashin demokracinë tonë. S’ka rëndësi kush pajtohet me kend, me cilin qëndrim e me cilën ide, ka rëndësi që kemi demokraci të plotë. Diçka që podrumgjitë s’e kuptojnë dot, s’e pranojnë dot.

Lajme të ngjashme