Musmurati fillon ndërtimin e Sallës së re të Edukatës Fizike në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka nis të ndërtojë sallën e re të edukatës fizike në ShFMU “Gjergj Fishta në Prishtinë.
Në lidhje me këtë ka njoftuar drejtoresha për arsim në Komunën e Prishtinës, Besiane Musmurati.
“Edhe një tjetër investim kapital për përmirësimin e infrastrukturës së shkollave tona në Prishtinë. Kësaj here me një palestër për edukatë fizike e aktivitete sporti, me tribunë, zhveshtore, tualete me dushe dhe hapësira rekreative. Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, ka shkruar ajo.
