Musliu: Dimal Basha me pasë guxim drenicakëve ua qet rampen në Komoran
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputeti të VV-së, Dimal Basha, i cili mbrëmë ka folur për ardhjen deputetëve të Drenicës në Prishtinë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se me pasë guxim Dimal Basha drenicakëve ua vendos rapmen në Komoran.
Ajo ia ka bërë me dije deputeti të VV-së se kjo kohë ka përfunduar në vitin 1999.
“Deklaratat dhe veprimet qe përdori pushteti në javën që e lamë pas tregojnë më se miri se ku është katandisur një pushtet që është futur në vitin e fundit të mandatit pa pasë asnjë projekt për të prezantuar para qytetarëve. Në mungesë të suksesit dhe kredibilitetit, për qytetarët servojnë vetem propagandë përqarse e dstabilizuese. Prandaj ne e dijmë që Dimal Basha bashkë me do tjerë me guxu drenicakëve ua qesin rampen në Komoran e Nadakvc qysh na e pat qitē policia e serbisë ne vitin 1998-1999, po kjo kohë i ka përfundu Dimalave në 1999-tën”, ka shkruar Musliu.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e PDK-së kanë dalur nga Drenica në Prishtinë, duke shtuar se lypin me u nxeh dimrit, por nuk e votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në ATV, ka komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve duke iu kërkuar që së pari t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Është marrëveshja e KOSTT-it për përmirësimin e rrjetit energjetik. E kemi ngrohtoren e Prishtinës, se krejt këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, lypin me u nxeh dimrit por nuk e votojnë marrëveshjen që e rritin kapacitetin e ngrohtores në Prishtinë. E ki energjinë solare, 80 milionë marrëveshje ndërkombëtare.”, ka thënë ai.