Musliu thirrje Kurtit: Tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj, mos nxit dhunë
Ganimete Musliu ka reaguar ndaj situatës në Skenderaj, duke akuzuar pushtetin për abuzim me institucionet shtetërore.
Ajo i ka bërë thirrje Albin Kurtit që t’i tërheqë forcat speciale nga Skenderaj.
“Përdorimi i institucioneve shtetërore dhe aparatit të pushtetit kundër një komune vetëm se nuk mund të depërtosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit. Veprime të tilla thellojnë përçarjet, nxisin tensionet dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në një mjedis ku dhuna normalizohet. Albin mos nxit dhunë, tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj”, ka deklaruar Musliu.