Musliu takon gratë që mirëmbajnë Kuvendin: T'i trajtojmë me dinjitet e respekt
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka publikuar edhe disa fotografi nga një takim interesant.
Musliu ka takuar gratë që mirëmbajnë Kuvendin e Kosovës, duke i falënderuar ato për punën e tyre të përditshme.
Deputetja e PDK-së ka bërë thirrje që gratë e këtij sektori të trajtohen me dinjitet e respekt.
“Shoqëria jonë duhet ta kuptoj drejt rolin dhe rëndësinë e tyre në punën e jetën tonë të përditëshme. Ti trajtojmë me dinjitet e respekt dhe ti vlersojmë e të tregojmë sa të rëndësishme janë sepse jo rrallë në vendin tonë puna e tyre përveç që nuk respektohet e vlërsohet, nidhë që edhe përbuzet e stigmatizohet.” – shkroi ajo.