Musliu - Shoshi: Të pagjeturit e luftës së fundit janë plaga më e rëndë
Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kanë kaluar mbi 23 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, familjarët e më shumë se 1600 personave të zhdukur ende janë duke pritur përgjigje për fatin e tyre dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se nuk mund të ketë paqe shtetërore pa pasur paqe shpirtërore të familjarëve në Kosovë të cilët ende nuk dinë për fatin e më të dashurve të tyre.
“Paqja ndër-shtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1617 familjarëve në Kosovë! Të pagjeturit e luftës së fundit janë plaga më e rëndë për të cilën duhet të kërkojmë angazhim më të madh vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar deputatja Musliu – Shoshi.
“Drejtesia e vonuar është drejtesi e mohuar”, ka përfunduar ajo.