Musliu-Shoshi reagon pas letrës së Gërvallës: Kosova ka diplomaci të fjetur - NACIONALE

Musliu-Shoshi reagon pas letrës së Gërvallës: Kosova ka diplomaci të fjetur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas raportimit se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ia ka ndaluar komunikimet ambasadës së Kosovës në Berlin.

Ajo ka thënë se me këtë po dëshmohet që Kosova ka diplomaci të fjetur.

Postimi:

Në kohen kur Republikës së Kosovës i duhet më së shumti aktiviteti diplomatik për të plasuar të vërteten e saj, kryediplomatja Gervalla ia paska ndalur komunikimet ambasadës së Kosovës në Berlin.

“ Në raportin e rregullt javor (16-20 tetor) të ambasadave të Kosovës që dorëzohet në MPJD, shkruan që Amb. Faruk Ajeti në Berlin ka pasur instruksione nga Ministrja Gëvalla që të ndaloj çdo komunikim përveç shërbimeve konsullore për qytetarët tanë.”

Kjo qasje tregon atë që e kemi thënë deri me tash: Kosova nuk ka politikë të jashtme! Ka diplomaci të fjetur dhe nuk ekziston si temë në tryezat ndërkombëtare.

A thua Vjosa e Albini a kanë ndonjë koment!!!

Lajme të ngjashme