Musliu-Shoshi: Përpjekja kryesore e Kurtit gjatë këtij viti ishte vendosja e sistemit autokratik
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka vlerësuar se gjatë këtij viti përpjekja kryesore e kryeministrit Albin Kuti ka qenë me vendos sistem autokratik.
Ajo ka treguar se hapat e parë të instalimit të autoritarizmit Kurti veç i ka mbjellë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se këta hapa kanë qenë tentimi i kreut te ekzekutivit për të dobësuar parlamentin dhe gjyqësorin.
“Për këtë fundvit, me rendësi është me ditë se përpjekja e vetme dhe kreyesore e pushtetit të Albinit është të vendos sistem autokratik - i njohur gjithashtu si autoritarizëm! Hapat e parë të instalimit të sistemit autokratik Albini veç i ka mbjellë, p.sh. Tentimi për të dobësuar institucionet, si parlamentin dhe gjyqësorin, që ofrojnë kontrolle dhe ekuilibra; Pra, çelësi është përdorimi i mjeteve ligjore që përfundimisht i japin legjitimitet demokratik rrëmbimit të pushtetit. Të shohim 2024 çka na sjellë! Gëzuar!”, ka shkruar Musli-Shoshi.