Musliu-Shoshi: Ndërkombëtaret nuk janë kundër hapjes se Urës së Ibrit, por kundër qasjes së Kurtit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka komentuar përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit.
Musliu-Shoshi ka komentuar qëndrimin e ndërkombëtareve, duke thënë se janë kundër qasjes së Kurtit dhe jo kundër hapjes së Urës së Ibrit.
“Ndërkombëtarët janë kundër qasjes së Albinit dhe mënyrës së koordinimit, nuk janë kundër hapjes se Urës së Ibrit.” – ka thënë Musliu-Shoshi për Gazetën Blic.