Musliu-Shoshi kritikon Kuvendin e Kosovës: Edhe sot në pushim, turp - NACIONALE

Musliu-Shoshi kritikon Kuvendin e Kosovës: Edhe sot në pushim, turp

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mosmbajtje të seancës.

Ajo ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës edhe sot është në pushim, kur ishte dashur të mbajë seancë plenare.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi ka shkruar se në këtë mënyrë kuvendi po i ik llogaridhënies.

Edhe sot Kuvendi në PUSHIM! Mazhorancës nuk i mjaftuan më shumë se 3 muaj pushim, pa seancë duke i ikur llogaridhënjes para qytetarëve! Turp!”, ka shkruar Musli-Shoshi.

Lajme të ngjashme