Musliu-Shoshi komenton protestën e zjarrfikësve: Me Albinin në pushtet veç farefisi i pushtetarëve përfiton
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka komentuar protestën e sotme të zjarrfikësve para Qeverisë së Kosovës.
Duke shpërndarë foton e një zjarrfikësi në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se me Albini Kurtin në pushtet përfitojnë vetëm shoqëria e farefisi i pushtetarëve.
“Me Albini në pushtet veç shoqnia e farefisi përfitojnë! Shoqeria kushton shtrenjte, por jo duke shfrytëzu djersën e qytetarëve! Për Albinin farefisi është për borde, jo për dasma. Miq, me Albini kryeminister, ata që e mbajnë dhe e mbrojnë shtetin, e rrezikojnë jetë në vend të punës nënçmohen, ofendohen dhe vjedhen”, ka shkruar Musliu-Shoshi.