Musliu-Shoshi: Duket se qëllimi i Kurtit është ta mbajë Kosovën të izoluar - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Duket se qëllimi i Kurtit është ta mbajë Kosovën të izoluar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka komentuar paralajmërimet e BE-së për sanksione të reja ndaj Kosovës.

Ajo ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me sugjerimet e ndërkombëtarëve.

Sipas saj, qëllimi i Kurtit është mbajtja e Kosovës nën masa.

“Kurti nuk e vlerëson prosperimin e Kosovës në asnjë fushë të zhvillimit të brendshëm apo të jashtëm! Me rëndësi e ka që të zhvillojë popullizëm me tema të ndjeshme që nuk na dërgojnë askund. Ura e Ibrit është në Kosovë dhe në Kosovë mbetet! E, që Kosova të jetë në masa dhe e dënuar, e izoluar, ky duket se është edhe qëllimi i Kurtit”, ka deklaruar Musliu-Shoshi për gazetën Blic.

Lajme të ngjashme