Musliu-Shoshi: Deklaratat e Vjosa Osmanit janë të vonshme - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Deklaratat e Vjosa Osmanit janë të vonshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ka komentuar deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të bëra gjatë një interviste në kallxo.com.

Osmani ka folur mbrëmë për punën e Asocicionit se qysh Qeveria Kurti e ka propozuar si kusht për anëtarësim në KiE.

Për këtë, deputetja e PDK-së, i ka cilësuar si të vonshme deklarimet e Osmanit, dhe sipas saj, dëmi është bërë tashmë.

“Kjo deklaratë nga Presidentja është bërë pikërisht për Asociacionin si kusht për anëtarëaim në Këshill të Evropës. Çka mund të them është që deklarimi i presidentes është ‘shumë pak, shumë vonë’, dëmi është bërë tashmë, Kosova humbi një momentum jashtëzakonisht të rëndësishëm”, tha Musliu-Shoshi për GazetaBlic.

Lajme të ngjashme