Musliu-Shoshi: Blinken tregoi se ka vendosmëri amerikane për procesin e dialogut Kosovë-Serbi - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Blinken tregoi se ka vendosmëri amerikane për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka komentuar takimin e udhëheqësve institucionalë të Kosovës me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Qeveria duhet të kuptoj drejt mesazhet amerikan për procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas saj, Blinkeni ka treguar se ka vendosmëri amerikane për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Më në fund është për t'u vlerësuar fakti që pas 1 viti e gjysmë e kemi një hap pozitiv në politikën e jashtme dhe këtë krejtësisht falë SHBA-së! Vizitat e tjera kanë qenë eksperimente dhe eksperienca personale e politike të Kurtit e Osmanit, pa ndonjë agjendë konkrete për shtetin tonë në relacion me SHBA-në. Fokusi i takimit me Sekretarin Blinken na tregon se ka vendosmëri amerikane për një proces të dialogut Kosovë-Serbi, andaj mbetet të shihet qasja, kuptimi i drejtë i mesazheve amerikane dhe qëndrimi i Qeverisë në temat dhe marrëveshjet që do të trajtohen në të ardhmen e afërt!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme