Musliu-Shoshi: Besnik Bislimi nuk është kredibil për dialog, ai duhet të jap dorëheqje
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka vlerësuar se kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi, nuk është kredibil të bisedojë në emër të Kosovës.
Ajo ka bërë me dije se Bislimi duhet të jap dorëheqja pas pranimit të Asociacionit.
“Besnik Bislimi nuk është kredibil të dialogoj për Kosovën! PO, ka Asociacion dhe Besniku duhet të qëndoj prapa premtimit publik që e ka dhënë”, ka shkruar Musliu-Shoshi në profilin e saj në “Facebook”.
Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, sot do të takohet me kryenegociatorin serb Petar Petkoviq në Bruksel, në kuadër të dialogut. Ky takim vjen në kohën kur në Kosovë po komentohet me të madhe draft-statuti i Asociacionit edhe pse nuk është publikuar zyrtarisht ky draft, teksa po vazhdojmë të shkojmë përsëri në Bruksel