Musliu-Shoshi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të bëhet realitet, jam e bindur - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të bëhet realitet, jam e bindur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi në prag të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku do të debatohet dhe votohet raporti raporti rekomandues i Dora Bakoynis u shpreh e bindur se Kosova pjesë e KiE-së “do të bëhet realitet” dhe se për këtë gjë është “e bindur”.

Postimi i plotë:

E bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet!

Kosova që 20 vite ka dëshmuar përkushtim në ndërtimin e vlerave thelbësore të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e barabartë të njerëzve!

Sot dhe nesër janë ditë historike për të ardhmen tonë evropiane!

Lajme të ngjashme