Musliu: “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan për shkak të mungesës së serbëve nga Kosova - NACIONALE

Musliu: “Protestuesit” e Vuçiqit dështuan për shkak të mungesës së serbëve nga Kosova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka komentuar dështimin e bllokimit të rrugëve nga serbët e Serbisë që çojnë në pikat kufitare me Kosovën.

Ai ka thënë se në mesin e tyre nuk kishte serbë nga Kosova.

Ai ka thënë se ky organizim u përkrah nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

““Protestuesit” e Vuçiqit dështuan me bllokada rrugesh, edhe pse kishin kompetenca e te drejta te policise. Paramendoni qe keta "protestues" ndalonin dhe identifikonin shoferet, e pastaj vendosnin t'i lejojne ose jo te kalojne. Ata e ndaluan "protesten" per shkak se ne mes te tyre nuk kishte numer te mjaftueshem serbesh nga Kosova, pervec disa proksive nga Beogradi. Ky organizim ishte nje deshtim i qarte, pavaresisht se u perkrah nga Vucic, Vulin e Radoicic. Madje u perkrah edhe nga Moska.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme