Musliu: Policia duhet t'i nënshtrohet ligjit, jo urdhrave politikë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i rekomandoi Policisë së Kosovës të lexojë Ligjin për të Drejtat e Deputetit, duke cituar Nenin 11.
"Kartela e identitetit e lëshuar për deputet garanton hyrje të lirë në të gjitha organet shtetërore."
Musliu theksoi se Policia "duhet t'i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve," e jo "urdhrave politikë, nga kushdo qofshin ata," duke shtuar: "Ligji është mbi politikaën."
Kjo pas aksioneve të PDK-së para qeverisë së Kosovës, në zyra të të cilave po qëndrojnë deputetë të Vetëvendosjes.