Musliu: Po ta kishte dashur vendin, Kurti e kishte rritur fëmijën e tij në Kosovë - NACIONALE

Musliu: Po ta kishte dashur vendin, Kurti e kishte rritur fëmijën e tij në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu pretendon që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e do vendin e tij.

Këtë ajo e ka bazuar duke thënë se Kurti po ta kishte dashur, ai do ta kishte rritur fëmijën e tij në Kosovës.

Musliu ka thënë se Kurti duhet të veprojë njësoj si presidenti i Ukrainës që ka fëmijët dhe bashkëshorten në Ukrainë dhe jo jashtë vendit.

“Gjema një kryeministër të botës në vendet demokratike, i cili qeverisë me një vend, dhe familjen e ka me një shtet tjetër. Zelensky në luftë është edhe aty e ka bashkëshortën, fëmijët e popullin me vete. Nuk mbrohet dikush që se mbron vetën. Nuk mundet një kryeministër që vendin e vet nuk e sheh të denjë për familjen e vet me jetu, s’mundet me ju dhënë qytetarëve të Kosovës më shumë. Po ta kishte dashur vendin, Albin Kurti e kishte rritur fëmijën e tij në Kosovë.” – ka thënë Musliu në Prime Time.

Musliu është me e zëshmja ndaj punës së Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme