Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi - NACIONALE

Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se një vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën, por edhe për faktorët ndërkombëtarë.

Ajo ka deklaruar pret që më 16 shtator të ketë vendim për lirimin e tyre, duke theksuar se çdo vendim tjetër, sipas saj, do të sillte pasoja jashtëzakonisht të mëdha zinxhirore.

“Çdo mendim tjetër përveç lirimit pa asnjë kusht të pafajshëm ka me pasë pasoja jashtëzakonisht të mëdha zinxhirore. Jo vetëm për Kosovën, por edhe për ndërkombëtarët”, ka deklaruar Musliu në KlanKosova.

“Në fund të ditës edhe NATO ka me dhënë përgjegjësi pse e ka përkrahur një organizatë të tillë dhe një shtet të tillë”, ka deklaruar Musliu.

Lajme të ngjashme