Musliu: Luftë në Kosovë nuk do të ketë, lufta hibride e Serbisë po vazhdon - NACIONALE

Musliu: Luftë në Kosovë nuk do të ketë, lufta hibride e Serbisë po vazhdon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka shkruar duke thënë se luftë në Kosovë nuk do të ketë, ndonëse shtoi se lufta hibride e Serbisë akoma po vazhdon.

“Diçka po zihet në Serbi. Mediat që i kontrollon Vuçiqi po thojnë se "shërbimi rus i inteligjencës ruse GRU dhe MI-6 duan luftë në Kosovë", ka shkruar Musliu.

Në një postim të tij në Facebook, ai ka thënë se Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre, ndonëse tha se nuk dihet se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë.

“Në anën tjetër , kam përshtypjen se Vuçiqi po përpiqet që të dalë disi "pa u lagur" nga këto grupe kriminale. Por, ai jo vetëm që është i lagur, por është krejt gjak... pikon me gjakun e krimit”, përfundon statusi i tij.

Lajme të ngjashme