Musliu, Kurtit: Harroje se e frikëson PDK-në me zgjedhje në dhjetor
Deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, ka deklaruar se partia e saj është e gatshme të përballet me zgjedhje të reja, pavarësisht kohës kur ato mund të mbahen.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Musliu tha se PDK-ja është e interesuar që vendi të krijojë institucionet e reja dhe të vazhdojë përpara, por shtoi se mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor nuk e shqetëson partinë e saj.
Duke iu drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ajo tha se çdo përpjekje për ta përdorur datën e zgjedhjeve si presion ndaj PDK-së do të ishte e pasuksesshme.
“Nëse Albin Kurti mendon që e frikëson Partinë Demokratike të Kosovës duke i çuar zgjedhjet në dhjetor, këtë le ta harrojë”, deklaroi Musliu.
Sipas saj, PDK "nuk e ka problem” të shkojë në zgjedhje kurdo që caktohen ato.