Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80% - NACIONALE

Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80%

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80 për qind të votave.

Ajo në Klan Kosova ka thënë se Kurtit nuk i mjafton 50 apo 51 për qind.

“Ky nuk e ka problemin me ne si opozitë, se ne ishim opozitë deri para pak ditësh, por ky e ka problemin me qytetarët”.

“Me këto zgjedhje që po shkojnë, Albin Kurti po u hakmerret qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët ia dhanë 51 për qind, po u hakmerret që ia dhanë 80 për qind, sepse ky do të jetë i gjithëpushtetshëm. Nuk i mjafton 50 apo 51 për qind”, ka thënë ajo.


Lajme të ngjashme