Musliu ironizon me Fitore Pacollin: Nga sot në vende të gotave në Kuvend do të përdoren pacerrkat
Edhe deputetja e PDK-së, Ganimet Musliu ka reaguar ndaj deputetës së VV-së, Fitore Pacolli për deklaratën e saj për fontanën e ujit në Kuvendin e Kosovës.
Musliu ka ironizuar me Pacollin duke thënë se tani në Kuvend do të përdoren ‘pacerrkat’ (element i vjetër për mbajtje të ujit)
“Kuvendi gati për implementimin e ides se Fitore Pacollit. Nga sot në vende te gotave në Kuvend do të përdoren pacerrkat.”, ka shkruar ajo.
Ndryshe vendimi i Pacollit u komentua në Facebook e nga zyrtarë të partive opozitare në vend.
