Musliu: E tmerruar nga vendimi i Speciales, lavdi luftës së “Calit” dhe UÇK-së - NACIONALE

Musliu: E tmerruar nga vendimi i Speciales, lavdi luftës së “Calit” dhe UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e tmerruar me dënimin që Gjykata Speciale i ka dhënë ish-komandantit të UÇK-së, Sali Mustafa.

Ajo e ka falënderuar Zoti që ia ka dhënë guximin për të votuar kundër Gjykatës Speciale në Kuvend.

Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin qe t’iu qëndroj fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime. Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajo kur vendosa të votoj kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificen e popullit tim”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”, duke thënë se shpirti i ëshët rënduar me vendimin e sotëm.

“Sot edhe pse ndërgjegjën e kam të pastërt, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE. Lavdi e përjetshme luftës së CALIT dhe UÇK-së!”, ka shkruar Musliu.

Lajme të ngjashme