Musliu: E rëndësishme të kemi një konventë demokratike
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka uruar që konventa e sotme e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të shkojë mirë.
Para fillimit të konventës, ajo ka bërë me dije se e rëndësishme është që PDK-ja të ketë një konventë demokratike.
“E rëndësishme është që sot e kemi një Konventë demokratike edhe pse është e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit Memli Krasniqi. Uroj që Konventa të shkojë mbarë dhe ne edhe ju do të dalim të kënaqur pas mbarimit të kësaj Konvente”, ka thënë Musliu.