Musliu e ashpër: Historia e grave të Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin - NACIONALE

Musliu e ashpër: Historia e grave të Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i ftoi pjesëtaret e UÇK-së në Forumin për Gra.

Madje, Osmani nuk e ka ftuar as Musliun si kryetare e Komisionit Parlamentar për Siguri.

Deputetja e PDK-së ka shkruar në facebook se historia e grave të Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin.

Musliu e ka quajtur njeri me menalitet anadollak ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

POSTIMI:

Historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurise as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin! Ajo edhe njëherë u dëshmua se nuk i pranon dot afer vetes heroinat e gjalla të Kosovës.

Jemi një Komb qe trashigojmë menqurinë dhe guximin e grave me shekuj!

Ministri I FSK-së paska thënë se :

“Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat dhe këtë duhet ta ndryshojmë… “

Paska harruar se inkuadrimi i grave e vajzave në UÇK të motivuar nga Shote Galica, Nora e Kelmendit, Bubulina, Micja, Mbretresha Teutë e gra tjera heroina, kanë sfiduar mendesine e secilit njeri qe mendon si Armend Meha.

Grate kanë pësuar më se shumti kur për to kanë folë e po flasin njërëz me mentalitet anadollak si Armend Meha&CO.

Lajme të ngjashme