Musliu, Bajqinovcit: Shpifësit ordiner i paska djegë “shpifja” për bashkëshorten - NACIONALE

Musliu, Bajqinovcit: Shpifësit ordiner i paska djegë “shpifja” për bashkëshorten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur shpifës ordiner deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci.

Pasi ky i fundit ka reaguar për shkrimet e mediave ndaj bashkëshortes së tij, deputetja e PDK-së ia ka rikujtuar deputetit të VV-së shpifjet që dikur i ka bërë ndaj familjarëve të të tjerëve.

Në profilin e saj në “Fcebook”, ajo ka shkruar se Bajqinovcit dikur nuk i interesonte bagazhi profesional i familjarëve të të tjerëve.

Shpifësit ordiner i paska djegë „shpifja“ për bashkëshorten e vet. Epo dikur, kur ti instrumentalizoje shpifjet për familjarët e të tjerëve nuk të interesonte fare as bagazhi i tyre profesional dhe as dinjiteti i tyre njerëzor. Nuk të interesonte as data e as viti kur ishin pranuar dhe as padrejtësitë që kishin kaluar në proceset e avancimit. Dhe nuk të intereson as sot kur janë në pyetje të therët”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka vlerësuar se bashkëshortja e deputetit të VV-së do t`i vuaj pasojat e standardeve që ka krijuar dikur VV-ja.

“Sot të intereson ta justifikosh avancimin e bashkëshortes tënde e cila sado e zonja të jetë do t‘i vuaj pasojat e standardeve te mbrapshta e të dhjetëfishta që ke krijuar ti dhe bandat që u shkon ti mbrapa. Mefail Bajqinovci, e bajshi me shnet!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme